Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË FITORET

E treta radhazi, Peja forcon pozitën e katërt

E treta radhazi, Peja forcon pozitën e katërt


16 March, 2025 @23:28

Në epërsi, por jo të rehatshme gjatë ndeshjes për Pejën, derisa ekipi i drejtuar nga Sebastjan Krasovec ka menaxhuar mirë lojën për të shkuar në fitoren e tretë me radhë në Superligë, duke e mposhtur sonte Borën e papërshtatshme në “Karagaç”, 79-68.

Me nga 13 pikë të shënuara, më efikasit te Peja sonte ishin të huajt Benas Griciunas dhe Tulio da Silva. I pari bëri edhe 12 kërcime për të kryer ndeshjen me double-double, kurse da Silva bëri 7 kërcime tjera.

Me 12 pikë u dallua Rron Ukaj, kurse 11 të tjera shënoi Darryl Morsell.

TABELA AKTUALE

Alex Lomax me 16 pikë ishte më efikasi te Bora, ndërsa 11 pikë i shënoi Rrezart Memedi. Asnjëri nga lojtarët tjerë bartës të ekipit nuk arritën të shënojë pikë dyshifrore te Bora sonte, derisa Desmond Cambridge u ndalë në 5, Adem Mekic në 9 e Dion Haxhosaj në 4 pikë!

Fitorja stabilizon Pejën në pozitë të katërt me bilanc 13-11 kur kanë mbetur edhe katër xhiro për të përfunduar stinori i rregullt, ndërkaq Bora tashmë duket se po vuloset për ndeshje playouti me bilanc 8-16.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga