NGA INFORMATORI NR. 23

Foto: KBVëllaznimi/ fb
Vëllaznimi dënohet me 1 mijë e 200 euro, Ylli me 200 euro
12 March, 2025 @10:45
Pas ndeshjeve të xhiros së XXIII të Superligës, Komisioni i Garave ka botuar Informatorin përkatës, ndërsa dënimet që janë shqiptuar për klube, janë për Vëllaznimin dhe Yllin. Pos tyre, dënimet tjera janë për lojtarë e trajnerë si individë.
Vëllaznimi është dënuar në total me 1 mijë e 200 euro nga KG. Dënim prej 500 eurove KB Vëllaznimi ka marrë për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta në fushë nga ana e publikut, ndërsa 700 euro tjera i janë shqiptuar pas animit dhe sjelljes josportive, sharjes në kor të shikuesve ndaj akterëve dhe/ose institucioneve, etj.
Ylli në anën tjetër është dënuar me 200 euro. Suharekasit dënimin e kanë marrë pasi që i është shkruar gjoba për organizim të dobët të tavolinës zyrtare.
Për gabime teknike prej akterëve në fushë të lojës janë dënuar: Adem Mekic (Bora) 100 euro, Danilo Rakocevic (trajner, Bora) 150 euro, Besim Braha (zyrtar, Bora) 200 euro dhe 1 ndeshje suspendim, Jan Palokaj (Ylli) 50 euro, Drilon Hajrizi (Trepça) 300 euro, Jeronimo Sarin (trajner, Vëllaznimi) 150 euro.
Gjithashtu, janë vërejtur në raport ofendime dhe sharje të rënda për referët nga ana e zyrtarit të Borës, Besim Braha.