TRIUMF PËR KREUN E TABELËS

Foto: KBBashkimi/ fb
Bashkimi mposht Vëllaznimin dhe mbyllë xhiron si lider
9 March, 2025 @23:08
Pas humbjes nga Trepça në xhiron e kaluar, Bashkimi është këndellur në xhiron e XXIII të Superligës, duke e mposhtur Vëllaznimin në “Shani Nushi” në një lojë të ngushtë, ku epërsia ndërrohej shpesh.
Me fitoren 61-67 të Bashkimit dhe humbjen e Trepçës nga Ylli, prizrenasit e drejtuar nga trajneri kroat Sasa Jankovic kanë mbyllë xhiron si liderë të Superligës, duke bërë bilancin 16-7.
Ndeshja ka qenë krejtësisht e baraspeshuar sonte, ndërsa të dyja skuadrave i mungonin lojtarët më të dalluar. Vëllaznimit Jericole Hellems, Bashkimit Jayveous McKinnis. Kur nisi çereku i fundit, rezultati ishte i barabartë, 46-46.
E Bashkimi falë lojës së mirë të Eric Copes, bëri dallimin në çerekun e fundit dhe siguroi fitoren. ëendell Green ishte më efikasi me 18 pikë e 6 asistime, ndërsa Lejson Zeqiri dha 17 pikë, duke shutuar 3/6 për tre pikë. Copes kreu lojën me 14 pikë e 8 kërcime.
Trey Anderson i Vëllaznimit edhe pse ishte në ditën e tij, duke shënuar 28 pikë me saktësi 5/7 për tre pikë, nuk mori ndihmën e duhur nga bashkëlojtarët për të arritur te fitorja. Pos tij, vetëm edhe Arian Azemi dha pikë dyshifrore, duke shënuar 13 pikë, 7 asistime e 8 kërcime në ndeshje.
Pas xhiros XXIII, Bashkimi lider me bilanc 16-7 pret xhiron XXIV derbin lokal ndaj Prizrenit, kurse Vëllaznimi që është i pesti me bilanc 11-12 udhëton te kampionja, Trepça.