MVP I XHIROS XXIII

Jalen Nesbitt (Ylli) - MVP (23)
10 March, 2025 @23:59
Nesbitt, MVP i javës
ProCredit Superliga ka hyrë në fazën vendimtare, ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme.
Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Trepçës, ku më i dalluari ishte i rikthyeri te therandasit Jalen Nesbitt me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Ai kishte indeksin 27, apo më të lartin nga skuadrat fituese.
MVP
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi. Borozani.com