Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALLIMI U BË NË 3 MINUTAT E FUNDIT

Trepça kalon jo lehtë Vëllaznimin

Foto: KBTrepça

Trepça kalon jo lehtë Vëllaznimin


15 March, 2025 @22:16

Me shumë mund Trepça ka arritur të dalë fituese në duel ndaj Vëllaznimit të shtunën mbrëma në “Minatori”, pasi që gjakovarët luajtën përgjatë pjesës së madhe të ndeshjes më mirë, për tu ndalë në 8 pikë në çerek të fundit dhe për të pësuar.

Në tre minutat e fundit Trepça mori epërsinë për ta rritur pak atë dhe për të shkuar te fitorja, 63-59. Pikët e fundit në ndeshje Vëllaznimi i shënoi 4.11 minuta para fundit të lojës kur bëri rezultatin 58-59 me gjuajtjet e lira të Jericole Hellemsit. Prej atij momenti mitrovicasit shënuan një treshe me Tmusicin dhe një dyshe me Cottonin për të fituar ndeshjen!

Me 8-20 nisi ndeshjen Vëllaznimi, për të shkuar çereku i dytë barabartë 17-17, ndërsa Trepça këndelljen në rezultat e bëri në pjesë të dytë, kur mori periudhën e tretë me 20-14 e atë të fundit me 18-8 për të arritur te fitorja.

TABELA AKTUALE

Drilon Hajrizi me 14 pikë ka qenë më efikasi te Trepça dhe lojtari i vetëm i mitrovicasve që ka shënuar pikë dyshifrore sonte. Ai bëri edhe 3 asistime e 9 kërcime në fitore. Me nga 9 pikë lojën e kryen Tekkele Cotton dhe Samuel Hunter.

Arian Azemi me 17 pikë, 6 asitime e 5 kërcime ka qenë më i dalluari te Vëllaznimi. Jericole Hellems shënoi 12 pikë ndërsa Trey Anderson luajti me 9 pikë e 10 kërcime!

Me këtë fitore Trepça vazhdon të mbajë hapin pas Bashkimit lider, pasi që tash ka bërë bilancin 16-8 duke qëndruar në pozitën e dytë momentalisht, kurse Vëllaznimi bie në 11-13 dhe është i pesti në renditje pas 24 ndeshjeve.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga