Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKASIT SHKËLQEJNË NË KRYEQYTET

Ylli shkëlqen, ndërprenë serinë e Prishtinës

Sshot

Ylli shkëlqen, ndërprenë serinë e Prishtinës


16 March, 2025 @23:08

Në momentin kur nuk priti aspak, Prishtina u befasua dhe atë në shtëpi! Ka qenë ekipi i Yllit që ka arritur fitore të madhe në “1 tetori” të dielën mbrëma, duke ia shkaktuar humbjen e parë bardhekaltërve këtë vit në kampionat.

Me fitoren e Yllit 62-85 u ndërpre seria prej nëntë fitoreve radhazi e Prishtinës në 2025, ndërsa suharekasit e drejtuar nga Ales Pipan kanë arritur fitore që u tregon kundërshtarëve që ata do të jenë gjithmonë të rrezikshëm, deri në ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt.

Ylli bëri dallimin në çerekët tek të ndeshjes, të parin e fitoi 10-20 ndërsa të tretin 14-26 për të arritur dallimin e madh dhe fitoren me 23 pikë dallim! Jalen Nesbitt shkëlqeu me double-double, duke shënuar 18 pikë (më së shumti në këtë ndeshje) dhe duke bërë 5 asitime e 15 kërcime!

Jan Palokaj luajti me 16, Lis Shoshi me 15 pikë, ndërkaq Artin Gashi me përvojën e tij shënoi 11 pikë në këtë fitore të suharekasve, që shkëlqyen në kryeqytet sonte.

TABELA AKTUALE

Prishtinës nuk i eci sonte. Te bardhekaltërit me 13 pikë koshashënuesi më i mirë ishte Rasid Mahalbasic, ndërsa 11 të tjera i dha Donte Clark. Me nga 10 pikë të shënuara lojën e kryen Muhamedali Janjeva dhe Olin Carter III.

Me këtë disfatë Prishtina bën hap prapa në luftë për dy vendet e para, që sigurojnë direkt gjysmëfinalen e playoffit, ndërsa përfundon xhiron në pozitë të tretë me bilanc 15-9 kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit të rregullt. Yllin tashmë e ndanë një fitore nga sigurimi teorik i playoffit, ndërsa xhiron e mbyllë në pozitë të gjashtë me bilanc 11-13.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga