Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JEREMIAH BAILEY - TE BASHKIMI!

Bashkimi zyrtarizoi të dalluarin e ligës britanike

Bashkimi zyrtarizoi të dalluarin e ligës britanike


14 July, 2025 @17:11

Fituesi i stinorit të rregullt 2024/25 dhe nënkampioni aktual i Kosovës, Bashkimi ditë më parë zyrtarizoi ardhjen e lojtarit të ri në ekip, Jeremiah Bailey. Njoftimi për Baileyn, bëri që tash numri i të huajve të Bashkimi për edicionin 2025/26 garues të shkojë në dy, disa ditë pasi që ekipi zyrtarizoi pjesëmarrjen në short për kualifikime në FIBA Europe Cup.

“Bailey është 26-vjeçar amerikan (201 cm), i cili vjen pas një eksperience të vlefshme në basketbollin evropian. Ai ka luajtur në:
Caledonia Gladiators (BBL - Britani), ku fitoi BBL Trophy dhe u përfshi në All-British BBL Second Team (2023).”
— shkroi KB Bashkimi në njoftim.

Së fundi ai ka qenë pjesë e Sportingut të Portugalisë, ku ka bërë përvojë edhe në FIBA Europe Cup - që do t’i duhet shumë Bashkimit në këto kualifikime.

Me Sportingun në elitën portugeze ai ka pasur mesatare prej 13.1 pikëve dhe 6.7 kërcimeve për ndeshje. Ai luan në pozitën e alos.

Bashkimi këtë stinor do të drejtohet nga trajneri malazias, Igor Jovovic.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga