Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA MËSON RRUGËTIMIN DHE ORARIN

Kërkimi i shkëlqimit, nis nga Bullgaria

Foto: championsleague.basketball

Kërkimi i shkëlqimit, nis nga Bullgaria


11 July, 2025 @11:37

Qyteti bullgar i Samokovit, është përzgjedhur nga drejtuesit e Basketball Champions League si vend ku do të luhen ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve në basketboll, që organizohet nga FIBA Europe.

Pas viteve me radhë, ku faza kualifikuese është zhvilluar kryesisht në Antalya të Turqisë, kësaj radhe për stinorin e dhjetë të saj drejtuesit e garës kanë përzgjedhur qytetin bullgar në fjalë me “Samelyon Arena” në bashkëpunim me kreun e qytetit dhe kreun e Federatës së këtij vendi.

Në këtë mënyrë, edhe kampionja e Kosovës Trepça tashmë ka të qartë qytetin ku do të ketë punë për të luftuar drejt rrugëtimit në fazën grupore të kësaj gare, që është më e madhja e organizuar nga FIBA Europe.

“Destinacioni ynë: Samokov, Bullgari
19 – 25 Shtator 2025
Champions League, faza kualifikuese
Më 22 Shtator, ora 20:00, fillon sfida jonë evropiane ndaj Den Bosch nga Holanda.
Është hapi i parë drejt ëndrrës që kemi ndërtuar me djersë dhe me mbështetjen tuaj në çdo moment.
Nga Mitrovica në Samokov janë vetëm 5 orë udhëtim, por ne nuk jemi vetëm në këtë rrugë.
Udhëtojmë me krenarinë dhe dashurinë që na bashkon.
Samokovi do të ndjejë fuqinë dhe shpirtin e Mitrovicës.”
— bëri të ditur KB Trepça në njoftim.

Në anën tjetër, kreu i Federatës së Basketbollit të Bullgarisë, Georgi Glushakov ka thënë se është krenar me qytetin e Samokovit dhe ekipin Rilski Sportist, që kanë punuar për tu përzgjedhur si destinacion për 24 ekipet në garë në luftë për tre pozita që sigurojnë kualifikimin në Ligë të Kampionëve.

“Samelyon Arena” është rindërtuar këtë vit dhe ka kapacitet prej 3 mijë ulësesh, ndërsa është larg vetëm 50-kilometra nga aeroporti i Sofjes “Vasil Levski”.

Ndërkaq, rrugëtimi që duhet ta kalojë Trepça për të arritur kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve është ky:

ÇEREKFINALET:
e diel, 21 shtator,

QF2: Kalev/Cramo (EST) vs. Rilski Sportist (BUL) at 17:45 CET
QF1: Patrioti Levice (SVK) vs. Petrolina AEK Larnaca (CYP) at 20:00 CET
Monday, September 22
QF3: Bakken Bears (DEN) vs. Kutaisi 2010 (GEO) at 17:45 CET
QF4: Heroes Den Bosch (NED) vs. Trepca (KOS) at 20:00 CET

GJYSMËFINALET
e martë, 23 shtator

Winner of QF2 vs. Winner of QF1 at 17:45 CET
Winner of QF3 vs. Winner of QF4 at 20:00 CET

FINALJA
e enjte, 25 shtator

Winner of SF1 vs. Winner of SF2 at 19:00 CET.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga