Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET TE "MINATORI"

Pas 3 stinorëve, Zekiqi i rikthehet Trepçës

Pas 3 stinorëve, Zekiqi i rikthehet Trepçës


7 July, 2025 @14:24

Basketbollisti mitrovicas, Burim Zekiqi, pas tre stinorëve të kaluar jashtë “Minatorit” i është rikthyer Trepçës. Njoftimin e ka bërë të ditur ekipi kampion sot, pasi që prej mëngjesit të hershëm sot, nisi postimet e shumta për përforcimet për stinorin e ri të garave, ku pos tjerash ata do të jenë edhe pjesë e kualifikimeve për Basketball Champions League.

“Fanellën dhe ngjyrat që s’i harroi kurrë, tani i mban përsëri me krenari. Burimi është gati të luftojë për to, si gjithmonë.
Mirë se u ktheve, Buja.”
— shkroi Trepça në njoftim.

Përndryshe, Zekiqi për dy stinorë luajti për Vëllaznimin e Gjakovës, ndërsa një tjetër e kaloi te Prizreni, këtë të fundit. Te Prizreni, në 14 ndeshje sa u paraqit ai kishte mesatare porej 18.6 minutave për lojë, duke dhënë 4.3 pikë për ndeshje, 0.7 asistime dhe 1.7 kërcime. Në pjesën e dytë të stinorit të kaluar, Burimi luajti te ekipi i Ligës së Parë Grapeland, me të cilët siguroi daljen në Superligë, për herë të parë në histori të këtij klubi.

Mitrovicasi 28-vjeçar shpesh herë është përdorur si xhoker lojtar, ndërsa me treshet e tij kur është në formë, ka qenë protagonist në disa ndeshje përgjatë stinorëve të kaluar. Ai është 195-centimetra i gjatë dhe luan si alo.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga