TYSON JACKSON, QENDRA E RE E BORËS

Bora zyrtarizon të huajin e parë për edicionin e ri
10 July, 2025 @11:32
Pas transferit të Rron Ukajt në ekip, ekipi prishtinas i Superligës, Bora, ka bërë të ditur mbrëmë se ka arritur marrëveshje me të huajin e parë që do të bart fanellën e ekipit në stinorin e ri garues.
Ai është qendra amerikani Tyson Jackson, i cili me 206-centimetrat e tij pritet të jetë fuqi nën koshin e ekipit, që në stinorin që vjen do të drejtohet nga trajneri bullgar, Lubomir Minchev.
“Qendra Amerikane Tyson Jackson (206 cm) është përforcimi jonë me i ri per Sezonen 2025-2026!
Me përvojë në NCAA dhe në ligat Europiane, Jackson vjen nga skuadra Orbi (Gjeorgji), me eksperiencen dhe përkushtimin e tij, besojmë se Tyson do të jetë një aset i çmuar për ekipin tonë.” — shkroi KB Bora në njoftim.
Jackson 24 vjeçar aktualisht, së fundi ka qenë pjesë e ekipit gjerorgjian Tkibuli Orbi, ku ka pasur mesatare double-double, duke shënuar 17.2 pikë, 13 asistime dhe 10 kërcime për ndeshje mesatarisht. Ai aty kishte kaluar nga Novi Pazari, që ka qenë ekipi i parë tejoqeanik për të.