Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJANI MBETET NË SUHAREKË

Arian Qallaku vazhdon me ekipin e tij

Arian Qallaku vazhdon me ekipin e tij


9 July, 2025 @11:55

Basketbollisti pejan, reprezentues i Kosovës, që në stinorin e kaluar iu bashkangjit Yllit, Arian Qallaku - ka vazhduar edhe për një stinor me ekipin suharekas. Njoftimin e lëshoi dje ekipi i Yllit, ndërsa skuadra që po feston 50-vjetorin e themelimit po tenton që të krijojë skuadër të fortë garuese për edicionin 2025/26 ashtu që të kurorëzojë stinorin me trofe.

“Arian Qallaku do të jetë pjesë edhe në edicionin historik të 50-vjetorit të Golden Eagle Yllit!” — shkroi KB Ylli në njoftimin e shkurtër për Qallakun.

I njëjti, në stinorin e kaluar me Yllin kishte 24.7 minuta për ndeshje mesatarisht, ndërsa në 29 duele të luajtura në Superligë në total bashkë me playoff dha 8.7 pikë për ndeshje.

Sot Qallaku feston 33-vjetorin e lindjes, ndërsa basketbollisti që luan në pozitat 2-3 me 198-centimetrat e tij pritet të jetë ndër vendorët kryesorë në ekip pas kapitenit të ekipit. Në karrierën e tij në basketbollin kosovar, Qallaku ka luajtur edhe për Prishtinën, Rahovecin dhe Vëllaznimin, pa llogaritur Pejën këtu ku u rrit si lojtar. Përndryshe, Qallaku ka bashkëpunuar me trajnerin e posaemëruar të Yllit Fotis Takianos, derisa të dy ishin dikur pjesë të KB Rahovecit, që sot është shuar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga