Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI ZYRTARIZON KYAN ANDERSONIN

Ish-lojtari i Prishtinës, pas përvojës në Bundesligë vjen te Bashkimi

Kyan Anderson te Prishtina me top, në ndeshjen e Superlupës kundër Bashkimit/ Arkiv-2018

Ish-lojtari i Prishtinës, pas përvojës në Bundesligë vjen te Bashkimi


8 July, 2025 @23:45

Bashkimi posa ka zyrtarizuar basketbollistin e parë të huaj për stinorin e ri garues në Superligë dhe siç ka premtuar, në kualifikime për FIBA Europe Cup. Prizrenasit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me lojtarin amerikan, Kyan Anderson.

Ky i fundit, nuk është i panjohur për Superligën e Kosovës, pasi që në stinorin 2018/19 ka qenë pjesë e Prishtinës.

“Klubi Basketbollistik Bashkimi ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e parë të huaj për sezonin 2025/26 – Kyan Anderson!
Anderson luan në pozitën e organizatorit të lojës (playmaker) dhe sjell përvojë të madhe nga basketbolli evropian.”
— shkroi KB Bashkimi në njoftim.

Përndryshe, organizatori 33-vjeçar 180-centimetra i gjatë, në stinorin e fundit ka qenë pjesë e ekipit hungarez DEAC. Ai në karrierën e tij ka luajtur në Bundesligën gjermane dhe pas saj edhe në ligë të dytë të Francës dhe të Turqisë.

Së fundi te DEAC ai ka pasur mesatare prej 13.8 pikëve për ndeshje, 4.4 asistime dhe 2.7 kërcime për ndeshje. Për tre pikë, ai ka mesatare mbi 30% saktësie për tre pikë. Përvoja e tij pritet të jetë me shumë rëndësi për lojën e portokallezinjëve, që ditë më parë kanë siguruar shërbimet e trajnerit malazias, Igor Jovovic.

Ekipet e Kyan Andersonit pas Prishtinës, sipas stinorëve:

2018/19 Prishtina (KOS)
2018/19 Medi Bayreuth (GER)
2019/20 Gottingen (GER)
2020/21 Falco (HUN)
2021/22 Giessen 46ers (GER)
2021/22 Hedelberg (GER)
2022/23 AS Alsace (FRA, II)
2022/23 Labas (LIT)
2023/24 Ankaragucu (TUR, II)
2024/25 DEAC (HUN).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga