Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALCOLM ARMSTEAD

Rikthimi i radhës në Pejë

Rikthimi i radhës në Pejë


11 July, 2025 @12:19

Basketbollisti amerikan, që ka të drejtë të luajë edhe për përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, ndërsa në stniorin e kaluar ka qenë pjesë e Yllit, Malcolm Armstead, është rikthyer te Peja.

Playmakeri me përvojë, në stinorin e kaluar në Superligë me Yllin ka pasur mesatare prej 8.8 pikësh, 4.4 asistimesh dhe 3 kërcimesh për ndeshje, ndërsa ka luajtur mesatarisht 28.1 minuta për ndeshje në Superligë.

Armstead tash është 36-vjeçar, ndërsa stinori 2025/26 do të jetë i treti për të në karrierë te verdhezinjtë. Ai ka luajtur për Pejën edhe në stinorët 2019/20 dhe 2023/24. Po dy skuadrave në fjalë, ai ka veshur një gjysmë-stinor edhe fanellën e Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga