RAHOVEC

Eliot Peci, përforcon Grapelandin
14 July, 2025 @14:46
Ish basketbollisti i Prishtinës, Eliot Peci, është përforcimi i radhës te Grapeland, që do të debutojë në Superligë në stinorin 2025/26. Basketbollisti i lindur më 27 prill të vitit 2004, ka bërë përvojë edhe në ekipin e NewBasketit më parë.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Eliot Peci, i cili luan në poziten 1.
Së fundmi, ai ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës dhe New Basket Prizrenit.” — shkroi njofimi i Grapeland Basketball, në llogaritë e rrjeteve sociale të ekipit.
Përndryshe, Grapeland, që në stinorin e kaluar u bë kampion në Ligë të Parë ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë 2025/26, ndërsa ka konfirmuar se do të vazhdojë punën nën drejtimin e trajnerit pejan, Bujar Loci.
Përndryshe në stinorin e kaluar në Superligë, Peci ka pasur 11 paraqitje të regjistruara me Prishtinën ku mesatarisht ka luajtur 6.8 minuta për ndeshje, duke shënuar 0.9 pikë, 0.3 asistime dhe 0.5 kërcime - si mesatare.
Karakteristik është fakti, që vetëm Loci këtë stinor do të nis Superligën si trajner nga Kosova, pasi që të shtatë ekipe tjera të Superligës kanë zyrtarizuar trajnerë nga jashtë.