Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË TRAJNER GREK NË SUPERLIGË

Prishtina zyrtarizon trajnerin grek për edicionin 2025/26

Prishtina zyrtarizon trajnerin grek për edicionin 2025/26


14 July, 2025 @10:34

I pritën të gjithë, për të ndërmarrë hapin e parë. Kështu, rekord-kampionja e Kosovës, Prishtina, ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit, që do të drejtojë skuadrën për edicionin 2025/26 të garave në Superligë.

Ish-lojtari i shumë skuadrave të njohura si Barcelona, Siena, Sevilla, Efes, AEK, etj. Michalis Kakoouzis, është emëruar trajner i ri i Prishtinës në basketboll.

“Michalis Kakiouzis, kampion i Europës dhe legjendë e basketbollit europian, nga sot zyrtarisht trajner i Sigal Prishtinës!” — bëri të ditur shkurt ekipi bardhekaltër sot, përmes një njoftimi në llogaritë e rrjeteve sociale të klubit.

Kakiouzis vjen te Prishtina pas periudhës trevjeçare të kaluar si trajner i Keravnosit, me të cilët fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Qipros. Para kësaj, ai kishte drejtuar Craiovën rumune, ndërsa karrierën si trajner e nisi në stinorin 2018/19.

Tani, pas emërimit të trajnerit 48-vjeçar, pritet të shihen hapat e radhës të ekipit bardhekaltër për krijimin e ekipit për edicionin e ri të garave, derisa malli për titull është i madh në kryeqytet, pasi që janë duke kaluar periudhën më të gjatë pa trofe të kampionit në Kosovë, pasluftës.

Titulli i fundit kampion për Prishtinën ka qenë në stinorin 2018/19, para pandemisë. Prej atij stinori, janë zhvilluar edhe 6 stinorë, ku janë shpërndarë 5 tituj kampioni (hiq stinorin e ndërprerë të pandemisë), ndërsa Prishtina më nuk e ka shijuar atë.

Përndryshe, me Kakiouzisin numri i trajnerëve grek në Superligë bëhet dy, pasi që Ylli në muajin e kaluar ka zyrtarizuar të njohurin në vendin tonë, Fotis Takianos.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga