Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYMAKER I RI TE TREPÇA!

Brevin Galloway - lojtar i ri te Trepça

Brevin Galloway - lojtar i ri te Trepça


26 October, 2023 @18:40

Pa kaluar as 24 orë nga humbja e thellë e pësuar në kuadër të FIBA Europe Cup në ndeshje ndaj Leidenit, Trepça ka zyrtarizuar një të huaj të ri në ekip, duke publikuar emrin e Brevin Galloway.

Amerikani që në luan në pozitën e organizatorit dhe më 13 dhjetor do të mbush të 26-tat është 187 centimetra i gjatë dhe së fundi ka qenë pjesë e ekipit Nevezis në Lituani.

Brevin Galloway

Galloway aty ka pasur mesatare prej 10.2 pikëve për ndeshje, 2 asistimeve dhe 1.2 kërcime për ndeshje.

Mesatarisht ka luajtur për 17 minuta për lojë.

I njëjti ka luajtur dy ndeshje të FIBA Europe Cup këtë stinor, ndërsa ka shënuar 23 pikë ndaj Portos, e 20 të tjera ndaj Manisës, derisa Nevezisi u eliminua pas dy humbjeve që i pësoi dhe s’arriti fazën grupore të kësaj gare evropiane.

“Galloway është lojtari më i ri i skuadrës sonë. Marrveshja me lojtarin në fjalë është arritur tashmë. Gallowey luan në pozitën (1-2) dhe bashkohet me ekipit tonë nga ekipi Nevezis i superligës së Lituanisë,” - ka shkruar KB Trepça në njoftim.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga