Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E YLLIT!

Kapiteni del në skenë, Ylli arrin fitoren dytë kampionale

Kapiteni del në skenë, Ylli arrin fitoren dytë kampionale


28 October, 2023 @20:45

Gëzim Morina ka qenë kapiten i vërtetë sonte, ndërsa ka mbajtur Yllin gjatë ndeshjes për t’ia siguruar fitoren e dytë kampionale. Ylli ka mposhtur Prizrenin në “13 qershori” sonte, ndërsa dallimi i bërë në çerekun e dytë dhe të tretë, ka bërë që ekipi i Kostas Flevarakis të shkojë lehtë te fitorja në atë të fundit, për përfundimtaren me 30 pikë dallim,100-70.

Kapiteni i ekipit të Yllit ka shënuar 22 pikë, ka bërë 9 kërcime dhe 2 asistime në fitore, ndërsa pos tij janë dalluar edhe Dajuan Graf me 16 pikë, 6 asistime e 4 kërcime. Me nga 16 pikë ndeshjen e mbyllën Jan Palokajj dhe Dajuan Graf, ku ky i fundit bëri edhe 7 asistime e 4 kërcime.

Rinor Memedi dha 4/8 tre pikë, duke mbyllë lojën me 14, ndërsa 15 pikë e 14 kërcime i bëri Chris Harris, për të kryer ndeshjen me double-double.

TABELA AKTUALE

Te Prizreni dy lojtarë ishin më të dalluar, ndërsa të tjerët nuk arrinin t’i ndihmonin atyre me performancë. Desi Sills dha 21 pikë, ndërsa Isaiah Kelly 20 të tjera.

Me këtë fitore, Ylli bën bilancin 2-4, ndërsa Prizreni mbetet me një fitore dhe ka bilancin 1-5 pas gjashtë xhirosh.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga