Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT PËSOJNË THELLË!

Trepça pëson thellë në debutimin në FIBA Europe Cup

Fotot: FIBA

Trepça pëson thellë në debutimin në FIBA Europe Cup


25 October, 2023 @22:56

Fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, është mposhtur thellë në duelin e parë të saj në fazë grupore të FIBA Europe Cup. Mitrovicasit në përballjen e zhvilluar sonte si vendas në “Minatori” ndaj ekipit holandez ZZ Leiden kanë pësuar me hiq më pak sesa 30 pikë dallim!

Trepça u mposht nga Leiden 54-84, ndërsa dallimi kryesor në ndeshje u bë në pjesë të dytë të duelit, pasi që pjesa e parë u mbyll me 27-33 në të mirë të mysafirëve. E rënia e plotë e ekipit mitrovicas erdhi në çerekun e fundit, kur ekipi holandez bëri dallimin e madh, 12-28.

Adis Beciragic @ Trepca

Vetëm Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi arritën të regjistrojnë dyshifror pikësh në këtë duel, ku i pari dha 13 e i dyti 12 pikë. Hajrizi bëri edhe 5 kërcime në këtë duel, ndërsa me 7 asistime e 9 pikë u dallua edhe Devon van Oostrum.

Luuk van Bree ka qenë i pandalshëm te Leiden. Ai dha 28 pikë e bëri 7 kërcime në fitoren e dytë të ekipit të tij në Grupin G të FIBA Europe Cup, pasi që në ndeshjen e parë fituan edhe Gravelines Dunkerque. Trepça nuk luajti fare ndeshjen e parë, për shkak të situatës në Izrael, ndërsa kundërshtar kishin Hapoel Galil Elionin, që nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje dhe pritet vendimi i FIBA Europe.

Trepca

TABELA AKTUALE:

1. Leiden (NED) 2-0
2. Gravelines Dunkerque (FRA) 1-0
3. Trepça (KOS) 0-1
4. Hapoel Galil Elion (ISR) 0-0.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga