Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DËSHTON TRANSFERI!

Jordan Barnes i paralajmëruar te Peja përfundon te Real Betis

Jordan Barnes i paralajmëruar te Peja përfundon te Real Betis


23 October, 2023 @21:52

Basketbollisti që më 8 tetor u paralajmërua si përforcim i Pejës, Jordan Barnes, ka përfunduar te ekipi spanjoll, Real Betis. Ekipi spanjoll ka zyrtarizuar dje lojtarin, ndërsa Peja sonte ka bërë të ditur se klubi i tyre ka arritur marrëveshje me ekipin nga Sevilla për t’a liruar atë drejt Spanjës.

“KB Peja njofton se transferimi i Jordan Barnes ka dështuar per arsyje përsonale të lojtarit. KB Peja ka arritur marrveshje me Real Betis qe lojtari në fjalë të kaloj në kampionatin spanjoll,” ka shkruar njoftimi i KB Peja lëshuar pak çaste më parë.

Jordan Barnes, Real Betis

Peja përndryshe është lidere e kampionatit të Kosovës dhe është ekipi i vetëm i pamposhtur në Superligë, ndërsa është edhe kampion aktual i vendit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga