Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË

Vëllaznimi me mbrojtje të fortë në fund, siguron fitoren e parë sezonale

Vëllaznimi me mbrojtje të fortë në fund, siguron fitoren e parë sezonale


21 October, 2023 @20:45

Vëllaznimi ka shënuar fitoren e parë të stinorit, duke e mposhtur Yllin sonte, në një ndeshje tepër të luftuar, ndërsa gjakovarët me mbrojtje tepër të fortë në çerekun e fundit 19-6 kanë siguruar fitoren 64-61.

Ndeshja kishte nisur krejtësisht ndryshe, ndërsa Ylli dominoi çerekun e parë 7-13 për të shtuar epërsinë në të dytin me 12-21. Pak pikë të shënuara në pjesë të parë, ndërsa Vëllaznimi i Josip Plantakut nuk u ndalë duke vazhduar luftën në vazhdim.

Çereku i tretë me 26-21 dha shpresa, ndërsa në çerekun e fundit ndalën Yllin në vetëm 6 pikë duke shënuar 19 për ta fituar ndeshjen! Kjo ishte fitorja e parë këtë stinor e Vëllaznimit, ndërsa me 21 pikë koshashënuesi më i mirë i ekipit ka qenë Samuel Sessoms.

Vëllaznimi ka arritur të kthejë disavantazhin prej 17 pikëve, ndërsa në çerekun e fundit hyri në seri 15-0 për të triumfuar në fund.

Jalen Ray i dha 14 pikë, ndërsa Jordan Dallas kreu lojën me double-double prej 13 pikëve dhe po aq kërcimeve për fitore.

TABELA AKTUALE

Ylli, pësoi humbjen e katërt të stinorit në një ndeshje që s’e priste këtë, pasi që pas pjesës së parë kishte epërsi të konsiderueshme. Mirëpo lufta e vendasve në pjesë të dytë ua humbi koncentrimin e plotë lojtarëve të drejtuar nga Kostas Flevarakis, që u mposhtën!

Koshashënuesi më i mirë i Yllit ka qenë Jan Palokaj me 14 pikë, duke qenë edhe lojtari i vetëm me pikë dyshifrore në ekip sonte. Ai shutoi 100% për tre pikë, duke shënuar 3 nga 3 tentime që i bëri.

Pas kësaj fitoreje të Vëllaznimit, të dyja skuadrat pas 5 xhirove të para kanë bilancin 1-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga