Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAJRIZI SHKËLQEN!

Trepça përmbys Prizrenin, merr kreun e renditjes sot

TOPSPORTI/ A. P.

Trepça përmbys Prizrenin, merr kreun e renditjes sot


21 October, 2023 @19:10

Trepça me lojë të fortë të treguar në pjesë të dytë të ndeshjes ka arritur të përmbys epërsinë e Prizrenit nga pjesa e parë për të shënuar fitore në fund të ndeshjes me 20 pikë dallim, 88-108.

Prizreni nisi shumë më mirë ndeshjen, mirëpo prej çerekut të dytë ekipi i Adis Beciragicit dalëngadalë filoi rikthimin për të fituar në fund duelin. Dallimin kryesor ekipi mitrovicas e bëri në çerek të fundit, kur shënoi 30 ndërsa pranoi vetëm 14 pikë në fitore.

TABELA AKTUALE

Drilon Hajrizi me performancë 28 pikë, 8 asistime e 5 kërcime ka qenë pa diskutim më i miri te Trepça, ndërsa me 22 pikë e 9 kërcime ndeshjen e përfundoi Kevin Bracy-Davis, derisa 19 pikë i dha Isaiah Ross.

Te Prizreni i drejtuar nga Tuncay Bostanci nuk mjaftuan 27 pikët e Desi Sills dhe 23 të tjera nga Isaiah Kelly, për t’iu shmangur disfatës.

Fitorja bën Trepçën lidere së paku sot me bilanc 4-1, ndërsa Prizreni mbetet me vetëm një fitore pas 5 xhirosh, duke qenë se ka bilanc 1-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga