Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYEQYTETASIT FITOJNË!

Prishtina me mund të madh mposht Bashkimin

Prishtina me mund të madh mposht Bashkimin


22 October, 2023 @18:29

Ka qenë Dardan Berisha që ka shënuar njërën nga dy gjuajtjet e lira kur kishin mbetur edhe 4 sekonda lojë, ndërsa rezultati u bë 91-89 për Prishtinën. E në sekondat e mbetura Grant Lozoya s’arriti të shënojë tresh dhe Bashkimi u mposht me rezultatin e lartëshënuar nga bardhekaltërit, në një ndeshje që kishte fund jashtëzakonisht interesant.

Prishtina dukej se po shkonte drejt fitores në pjesë të parë, kur krijoi epërsi çerek pas çereku, por Bashkimi i Edin Kërveshit luftoi mjaft, me Erik Copes që ishte i pandalshëm nën kosh duke shënuar 25 pikë dhe 17 kërcime. 

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, Prishtina e Zydrunas Urbonas doli me triumf nga ndeshja, ndërsa Dardan Berisha me 20 pikë, 2 asiste e 6 kërcime bashkë me 20 pikë të Sean Davis ishin më efikasit. Derrick ëilson i gjithanshëm dha 17 pikë, bëri 6 asistime e 6 kërcime gjatë ndeshjes për t’i dhënë kryeqytetasve fitoren e katërt sezonale.

Pos Copes, te Bashkimi u dallua edhe Altin Morina me 19 pikë (4/5 për tre) e 5 asistime, ndërsa Isaiah Umipig shënoi 17 pikë e bëri 4 asistime në këtë duel.

Pas fitores, Prishtina bëhet me bilanc 4-1, ndërsa Bashkimi bëhet me bilanc 3-2 pas disfatës së sotme. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga