VETËM FITORE
Peja pa telashe, vazhdon pamposhtshmërinë
23 October, 2023 @10:21
Peja ka vazhduar pamposhtshmërinë në Superligë, duke qenë ekipi i vetëm pa humbje në elitë edhe pas 5 xhirove të luajtura, ndërsa mbrëmë ka mposhtur Istogun në “Karagaç” me rezultat 84-69.
Verdhezinjtë në krye me Rami Hadarin kanë pasur mundësinë që të mos angazhojnë plotësisht lojtarët kryesorë të ekipit, ndërsa kanë shkuar te fitorja me 15 pikë dallim ndaj Istogut.
Tervell Beck ka luajtur me 26 pikë e 12 kërcime në fitore, ndërsa 18 të tjera i ka dhënë Jacob Calloway. Me 11 pikë është dalluar talenti i ri pejan, Andi Ahmeti që ka shutuar 3/6 për tri pikë në fitore.
Istogu që u mundua mjaft, prej koshashënuesve më të mirë në skuadër ka pasur Matthew Lang dhe Tyrese Prince, ku lojtarët në fjalë dhanë 18, përkatësisht 12 pikë.
Peja me këtë fitore bëhet me bilanc 5-0, ndërsa Istogu 1-4.