Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 23/24

Të mërkurën, Peja mysafire e Chemnitzit

Foto: FIBA

Të mërkurën, Peja mysafire e Chemnitzit


Teksti: FBK

17 October, 2023 @11:25

Kampionia e Kosovës, Peja do të fillojë nesër (e mërkurë) garat në grupet e FIBA Europe Cup.
Pejanët janë mysafirë të skuadrës së njohur gjermane, Niners Chemnitz.
Takimi në Gjermani do të zhvillohet nga ora 19:00 dhe shihet si shumë i vështirë për verdhezinjtë, megjithatë, kampionët e Kosovës dhe liderët e Superligës synojnë paraqitje sa më të mirë, ndërsa kanë ftuar bashkëkombësit për përkrahje sa më të madhe.
Në Grupin H marrin pjesë Heroes Den Bosch nga Holanda dhe Spojnia Stargard nga Polonia.
Në edicionin 2016-17, Peja gjithashtu kishte garuar në grupet e FIBA Europe Cup.
Në këtë edicion edhe Trepça do të garojë në grupet e FIBA Europe, megjithatë sfida e parë e mitrovicasve është pezulluar kundër Hapoel Galil Elion, për shkak të situatës në Izrael.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga