Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA E NIS ME HUMBJE!

Peja bie në pjesë të dytë

Fotot: FIBA/basketball/fec

Peja bie në pjesë të dytë


18 October, 2023 @21:28

Peja është mposhtur në ndeshjen e parë të Grupit H të FIBA Europe Cup në Gjermani sonte, nga Chemnitzi. Pas pjesës së parë të luftuar mirë, verdhezinjtë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë në pjesë të dytë gjermanëve, për tu mposhtur në fund me 26 pikë dallim, 98-72.

Wesley Van Beck me 22 pikë e 6 asistime ka qenë koshashënuesi më i mirë te Chemnitz, ndërsa me 20 të tjera u dallua DeAndre Lansdowne, që regjistroi edhe 7 kërcime.

Te Peja, që luajti pa Lis Shoshin dhe Arian Çallakajn sonte, koshashënuesi më i mirë ka qenë Jay Jay Chandler me 17 pikë, 3 asistime e 3 kërcime, ndërsa me nga 14 të tjera janë dalluar Jacob Calloway, që bëri edhe 13 kërcime, dhe Justin Davis që pos 14 pikëve bëri edhe 8 kërcime.

Në xhiron e dytë të FIBA Europe Cup, në kuadër të Grupit H Peja do të jetë vendase e holandezëve të Heroes den Bosch më 25 tetor në ndeshjen që nis prej orës 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga