Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 4

Ylli kësaj radhe dënohet me 1 mijë e 700 euro

Ylli kësaj radhe dënohet me 1 mijë e 700 euro


17 October, 2023 @18:57

Skuadra e Yllit është dënuar me 1 mijë e 700 euro nga KG i FBK-së për shkak të sjelljes së shikuesve të tyre në përballjen e fundjavës, ku ekipi suharekas u mposht nga Peja.

“Sjellje jo të mira, anim josportiv, ofendime në kor, zbrazje e tërësishme e tribunave,” — ka shkruar në sektorin e shikuesve të ndeshjes në Informatorin Nr. 4 të Superligës, botuar në web-faqen e Federatës përkatëse.

Ndeshja ishte ndërprerë me kërkesë të referëve, ndërsa vazhdoi vetëm pasi që tribunat u boshatisën. E në fund, fitoi Peja. Yllit në dënim, iu ngarkuan shkeljet 51.12 dhe 51.16 të PG-së.

51.12 thotë: Largimi në teshatore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë - 1’000€.  Ndërsa Neni 51.16 i PG-së thotë: Animi josportiv dhe sharja/fyerja në kor e ekipeve, zyrtarëve dhe personave tjerë - 700€.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga