Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KG-së

Suspendohet për një ndeshje trajneri i KB Prizreni

TOPSPORTI/ A. P.

Suspendohet për një ndeshje trajneri i KB Prizreni


25 October, 2023 @11:17

Trajneri i KB Prizreni, Tuncay Bostanci, është suspenduar për një ndeshje mosushtrim detyre, ka bërë të ditur FBK në Informatorin Nr. 5 të Superligës. Si arsyetim, KG i FBK-së ka shkruar se për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, ai ka marrë gjobë dhe ndalesë ushtrimi detyre.

“Trajneri Tuncay Bostanci (KB Proton Cable Prizreni) për shkak të tërheqjes së ekipit konform Nenit 52.7 dënohet me 200 euro dhe një ndeshje ndalesë ushtrimi të detyrës në ndeshjet e Prince Caffe Superligës,” ka shkruar aty.

Prizreni kishte humbur duelin e fundjavës që e lamë pas nga Trepça në “Sezai Surroi”. Bostanci po debuton në Superligë këtë stinor, ndërsa është trajneri i parë i huaj në histori të këtij ekipi. Pas pesë xhirove të para të stinorit, Prizreni ka bilanc prej një fitoreje dhe katër humbjeve.

Trajneri në fjalë do të mungojë në duelin që ekipi i tij do ta luajë në xhiron e radhës ndaj Yllit në “13 qershori”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga