Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PEJËS

Hadar: Fitorja është esenca, këtë mentalitet dua ta përcjellin të gjithë

Foto: FIBA

Hadar: Fitorja është esenca, këtë mentalitet dua ta përcjellin të gjithë


29 October, 2023 @10:50

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, si zakonisht ka lëvduar lojën e kundërshtarit si dhe ka treguar arsyet pse ekipi i tij nuk nisi më së miri ndeshjen dhe si arriti përmbysjen e madhe në derbi për të fituar me dallim 15 pikësh ndaj Prishtinës.

“Së pari, atmosfera e mirë. Ekipi shumë i mirë kundërshtar, me trajner të mirë dhe lojë të organizuar shumë mirë. Ne nuk luajtëm mirë në fillim, por më pas morëm veten, pajtohem ka qenë një ndeshje shumë e mirë  nga të dyja ekipet,” ka thënë Hadar fillimisht. 

“Para së gjithash, fitorja është esenca e basketbollit profesionist. Ne duam të fitojmë secilën ndeshje, këtë mentalitet dua ta përcjellë klubi, lojtarët dhe i tërë klubi. Në fillim të ndeshjes nuk kemi qenë shumë të fokusuar, nuk kemi luajtur keq, por ajo nuk ishte tempoja jonë, energjia jonë dhe kur i kthyem ato, gjithçka shkoi si duhet,” ka shtuar ndër të tjera trajneri i Pejës.

Peja është ekipi i vetëm i pamposhtur në Superligë dhe ka gjashtë fitore nga po aq ndeshje. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga