Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS PËR GJAKOVARËT

Fitorja e dytë me radhë, Vëllaznimi shënon mbi 100 pikë

Fitorja e dytë me radhë, Vëllaznimi shënon mbi 100 pikë


29 October, 2023 @18:58

Për herë të parë këtë stinor Vëllaznimi ka shënuar mbi 100 pikë në një ndeshje, ndërsa kjo i kontribuuar fitores së dytë me radhë në Superligë për herë të parë gjithashtu këtë stinor.

Ekipi i drejtuar nga Josip Plantak dallimin e ka bërë në çerek të parë dhe më nuk është kthyer pas, derisa ka mposhtur Istgoun thellë, 65-102. Kuqezinjtë vazhdimisht shtuan epërsinë në ndeshje dhe me këtë treguan seriozitet në secilën periudhë të duelit, për të regjistruar fitoren e dytë kampionale.

TABELA AKTUALE

Samuel Sessoms me 25 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Vëllaznimit në fitore, ndërsa me double-double lojën e kreu Jordan Dallas që dha 21 pikë dhe bëri 11 kërcime në këtë fitore. Burim Zekiqi gjithashtu kishte snajperin e aktivizuar mirë sonte, derisa shënoi 4 nga 8 tentime, për të kryer lojën me 12 pikë.

Te Istogu, Tyrese Prince me 16 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit të drejtuar nga Fikret Shatri, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që ka arritur të kalojë njëshifrorin e pikëve të shënuara ka qenë Mirlind Zekaj me 14 pikë.

Vëllaznimi me këtë fitore bën bilancin 2-4, ndërsa Istogu mbetet me një fitore, ndërsa numri i humbjeve shkon në 5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga