Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E XHIROS NË FIBA EUROPE CUP!

Peja e Trepça të mërkurën mysafire në kuadër të FIBA Europe Cup

Foto: KBPeja/ fb

Peja e Trepça të mërkurën mysafire në kuadër të FIBA Europe Cup


31 October, 2023 @10:36

Dy skuadrat më në formë të Superligës, që edhe luajtën finalen e playoffit të Superligës në stinorin e kaluar, kampionja dhe nënkampionja Peja e Trepça këtë të mërkurë, nesër, do të jenë mysafire në kuadër të grupeve të tyre përkatëse në FIBA Europe Cup.

Peja, që ka një fitore e një humbje nga dy ndeshjet e para të Grupit H të FIBA Europe Cup, është mysafire e Spojnia Stargard të Polonisë në përballjen që nis prej 18:30 të mërkurën më 1 nëntor.

Ndërkaq Trepça ka marrë rrugë për në Francë, ku do të ndeshet me ekipin Gravelines Dunkerque në ndeshjen që nis në ora 20:00 në kuadër të Grupit G. Trepça ka zhvilluar një ndeshje dhe është mposhtur nga Leiden, ndërsa dueli i saj i parë i grupit ndaj Hapoel Galil Elionit është shtyer për shkak të situatës në Izrael.

DUELET E GRUPEVE:

GRUPI H:
Hapoel Galil Elion 0-20 Leiden
Gravelines Dunkerque - Trepça

GRUPI G:
Spojnia Stargard - Peja
Heroes den Bosch - Niners Chemnitz

TABELAT AKTUALE:

GRUPI H:
1. Leiden 3-0
2. Gravelines Dunkerque 0-1
3. Trepça 0-1
4. Hapoel Galil Elion 0-1.

GRUPI G:
1. Niners Chemnitz 2-0
2. Peja 1-1
3. Spojnia Stargard 1-1
4. Heroes Den Bosch 0-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga