Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E LEHTË E TREPÇËS

Trepça e fortë për Bashkimin

Foto: FIBA

Trepça e fortë për Bashkimin


29 October, 2023 @20:53

Trepça ka dominuar ndeshjen ndaj Bashkimit, ndërsa ka shënuar fitoren e pestë kampionale duke i mposhtur prizrenasit me 22 pikë dallim në fund, pasi që ndeshja përfundoi me 77-99 në të mirë të ekipit mitrovicas.

Dallimi prej 15 pikëve që në çerek të parë të ndeshjes ka qenë i pakapshëm për Bashkimin, që ndoqi gjatë tërë ndeshjes rezultatin dhe asnjëherë s’arriti më të kap Trepçën, që me fitore doli në pozitë të dytë në tabelë të Superligës.

TABELA AKTUALE

Drilon Hajrizi si zakonisht, 20 pikë, 4 asistime e 9 kërcime në lojën e tij të gjithanshme, e me 20 pikë mbyllën ndeshjen edhe Isaiah Ross, që shtoi edhe 4 asistime si dhe debutuesi Brevin Galloway që ia bëri sefte Superligës me 20 pikë, 6 asistime e 2 kërcime.

Te Bashkimi Grant Lozoya luajti me 21 pikë, që ishte edhe koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, ndërsa me 19 pikë e 8 kërcime lojën e përfundoi Erik Copes.

Me fitore, Trepça bën bilancin 5-1 në Superligë dhe në gjindet në pozitë të dytë pas gjashtë xhirosh, ndërsa Bashkimi është i katërti, derisa i neutralizohet bilanci me 3-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga