SHTYHET PEJA-BASHKIMI
COVID-19 shtyen ndeshjen Peja-Bashkimi!
10 November, 2020 @23:05
Para pak çastesh skuadra e Bashkimit në llogarinë zyrtare të klubit ka bërë të ditur se ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit që ishte paraparë të luhet nesër mbrëma në Karagaç është shtyer për një termin tjetër, që do të përcaktohet më vonë.
Sipas njoftimit të KB Bashkimi, ndeshja është shtyer për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra kundërshtare.
“Ndeshja e xhiros IV e Prince Caffe Superligës ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, që ishte e paraparë të zhvillohej nesër më 11 nëntor, është shtyer për një datë tjetër për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 në skuadrën kundërshtare. KB Bashkimi shpreh keqardhjen për situatën në ekipin kundërshtar dhe uron shërim të shpejtë e të lehtë për personat e infektuar. Data e re e ndeshjes do të mësohet pas njoftimit të FBK-së,” ka shkruar njoftimi i plotë i klubit nga Prizreni.
FBK ende nuk ka lëshuar njoftim zyrtar për këtë, e as KB Peja.
Ndeshjet tjera pritet të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar.