SHTESA E RE

Devin Thomas - qendra e re e Prishtinës
10 March, 2022 @15:13
Edhe një përforcim zyrtarizohet te rekord-kampionia e Kosovës në basketboll. Prishtina ka bërë të ditur që pas Henry Dugat, ka arritur marrëveshje edhe me qendrën Devin Thomas. Borozani.com
Basketbollisti 27-vjeçar së fundi (2020/21) ka qenë pjesë e ekipit Kalev/Cramo, ndërsa mesatarja e pikëve të shënuara për ndeshje e tij ka qenë 10.3, 8.8 kërcime për ndeshje dhe 2.7 asistime për ndeshje.
Kush është Devin Thomas?
I lindur më 17 maj të vitit 1994 në Harrisburg të Pensilvanisë së SHBA-ve, Thomas ka qenë pjesë e kolegjit Wake Forest në SHBA.
Më pas, ka marrë rrugëtimin për basketbollin evropian ku së pari provoi veten për një stinor në elitë të basketbollit turk, duke qenë pjesë e TED Kolejliler (2016/17).
Pas kësaj kaloi në Surne Bilbao të Spanjës, ndërsa luajti edhe te Hapoel Eliat të Izraelit dhe Lavrio te Greqisë. Përgjatë stinorit 2019/20 shkoi te Penaroli për të luajtur në elitë argjentinase, kurse sipas statistikave stinori i fundit i tij është 2020/21 ku luajti për Kalev/Cramo të Estonisë.
“Devin Thomas i bashkohet shtëpisë së kampionëve. Prishtina ka arritur marrëveshje me qendrën e fuqishme amerikane. Devin Thomas (206cm) ka përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare. Welcome to the Home of Champions, Devin” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KB Prishtina.
Ai aty luajti me mesatare prej 10.3 pikë, 8.8 kërcime e 2.7 asistime në ligën estoneze, ndërsa në ligën e përbashkët të Baltikut, kishte mesatare prej 8.9 pikëve, 7.4 kërcimeve dhe 2.7 asistimeve.
Gjithashtu, KB Prishtina ka bërë të ditur se me ardhjen e Devin Thomasit, klubi ka mbyllur pazarin e lojtarëve për këtë stinor.