Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLISAT

Henry Dugat - playmaker i ri i Prishtinës

Henry Dugat - playmaker i ri i Prishtinës


10 March, 2022 @14:33

Përforcimin e ri të skuadrës, KB Prishtina e ka quajtur do të jetë shtyllë e skuadrës në ndeshjet në vijim.

Ardhja e Henry Dugat si përforcim i ri në ekip, pritet ta bëj Prishtinën si konkurrente për titull, gjë që nuk po përmendet shumë karshi kundërshtarëve tjerë që janë më lartë në renditje tabelare.

“I lindur me 1 Janar 1987, Henry Dugat i gjate 1.82cm pritet që me eksperiencën e tij nga top ligat botërore si ajo e Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Meksikës, Suedisë, Venecuelës e Ukrainës e edhe nga garat evropiane siç janë EuroChallange e Europe Cup të jetë ndër shtyllat e skuadrës në ndeshjet në vijim.” — ka shkruar njoftimi i klubit.



Kush është Henry Dugat?

Por, bardhekaltërit kanë shpresa të mëdha me përforcimin e ri në skuadër. Amerikani i lindur në Liberty të Texasit të SHBA-së më 1 janar të vitit 1987 ka qenë pjese e kolegjit Baylor.

Basketbollisti 33-vjeçar vjen me mjaft përvojë evropiane në Superligë të Kosovës, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit urkainas Cherkasy Monkeys ku ka luajtur me mesatare prej 14 pikëve, 4 kërcimeve dhe 5.5 asistimeve për ndeshje.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe në elitën e basketbollit të Gjermanisë dhe Francës. Gjatë sezonit 2013/14 ka qenë pjesë e Phoenix Hagen, ndërsa në stinorin 2015/16 ka qenë pjesë e Le Havre.

Në gjashtë stinorët e fundit (hiq një stinor) ai ka qenë pjesë e skuadrave ukrainase, ku ka ndërruar tre sosh. Së pari ka luajtur dy sezone në Budivelnyk të Kievit, pastaj në Hungari një sezon për DEAC dhe pas kësaj ka kaluar në Dnipro, para se të nënshkruante në fillim të këtij stinori për Cherkasy Monkeys.

Ai ka qenë aktiv deri në ndërprerjen e kampionatit ukrainas së fundi, kur luajti ndeshjen e fundit ndaj Krivbasit më 17 shkurt.

“Henry Dugat shumë shpejt do të jetë i gatshëm të paraqitet dhe t’i arrijë objektivat e përbashkëta që kemi këtë vit,” — ka përfunduar njoftimi i bardhekaltërve.

KB Prishtina pos që do të kërkojë titullin në Superligë, është mjaft ambicioze edhe për të arritur më shumë në BIBL, gara e vetme ndërkombëtare ku një skuadër kosovare merr pjesë këtë stinor.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga