Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KËRKIM TË TROFEUT

Trepça dhe Peja, në betejën finale të Superkupës

Foto: FBK

Trepça dhe Peja, në betejën finale të Superkupës


17 September, 2023 @9:31

Sot duke nisur prej orës 17:00 në palestrën “13 qershori” të Suharekës, ndeshen Trepça dhe Peja për të kërkuar trofeun e parë para fillimit të stinorit të ri të Superligës. Dy skuadrat që luftuan në finalen e playoffit të stionrit 2022/23 do të futen në betejën e radhës për trofe, të merituar, pasi që Trepça është fituese e Kupës së Kosovës nga stinori i kaluar, ndërsa Peja kampione.

Në rrugëtimin për në finale, Trepça së pari mposhti Bashkimn në çerekfinale, ndërsa më pas kaloi Prishtinën në gjysmëfinale të turneut të Superkupës, ndeshje këto që u luajtën në mesjavë dhe të premten. Ekipi i mitrovicasve drejtuar nga boshnjaku Adis Beciragic, tash është në finalen e tretë radhazi të Superkupës, ndërsa dy të kaluarat i ka humbur pikërisht në finale. A do të jetë e treta e vërteta për Trepçën, do të kuptohet pasditen e sotme.

Në anën tjetër Peja kampione aktuale e Superligës, pasi që kaloi Prizrenin në çerekfinale, ka mposhtur Yllin me përmbysje në çerek të fundit në gjysmëfinale për të siguruar finalen. Verdhezinjtë të drejtuar nga izraeliti Rami Hadar pas titullit kampion, kërkojnë trofeun e radhës.

Sa i përket gjendjes së lojtarëve, asnjëra skuadër nuk ka raportuar për ndonjë mungesë të theksuar këto ditë, derisa rosteri i ekipeve pritet të jetë i plotë me ata që i kanë paraqitur për këtë turne.

“Trepça është një ekip i shkëlqyer. Pres një luftë të madhe dhe asgjë tjetër,” kishte deklaruar Hadar të premten, pasi që siguroi finalen duke mposhtur Yllin, kur u pyet për ndeshjen e sotme.

Ndërsa trajneri i mitrovicasve para finales në deklaratën për finale kishte thënë se cilado skuadër që arrin, do të luftojmë për trofe, pasi që qoftë Ylli qoftë Peja kanë qenë ekipe që i ka drejtuar më herët.

 

“Unë jam profesionist,” tha ai, duke bërë të ditur se cilado skuadër që i vjen do t’i dalë ballë për ta mposhtur.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga