Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSTAS FLEVARAKIS, PAS NDESHJES

“Përvojë e re, ende s’jemi përgatitur plotësisht”

“Përvojë e re, ende s’jemi përgatitur plotësisht”


15 September, 2023 @13:52

Trajneri i ri i Yllit, Kostas Flevarakis, në deklaratën e dhënë pas fitores ndaj Vëllaznimit ka treguar përvojën e tij të parë në basketbollin e Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se ekipi i tij ende nuk është përgatitur plotëisht, por me kohë gjërat do të hynë në vend.

“Më duhet të them që jemi ndër ekipet më pak të përgatitura në krahasim me të tjerët, shto këtu që edhe unë nuk e njoh basketbollin dhe kundërshtarët këtu. Gjithashtu i mësova rregullat me lojtarët vendorë dhe të huaj, duket si një përvojë e re për mua. 

KB Golden Eagle Ylli

Në përgjithësi për mua ka qenë pozitive, u desht të luajmë kundër zonës së kundërshtarit. Nuk ka qenë lehtë, por menaxhuam disi të shënojmë mbi 80 pikë. Sa i përket mbrojtjes, për mua aty ka pak probleme, pasi që i mundësuam kundërshtarit të shohin koshin dhe të sigurojnë pozitë për shut. Në përgjithësi jemi shumë shumë herët, ndërsa mund të them se përgatitja është diku rreth 30-40% te ekipi,” ka thënë ndër të tjera greku, pas fitores së shënuar ndaj Vëllaznimit.

Ylli pasi eliminoi Vëllaznimin në çerekfinale do të luajë ndaj Pejës në gjysmëfinale të premten (sot) me fillim prej orës 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga