AUDRIUS PRAKURAITIS, PAS NDESHJES
“I kënaqur me 25 minutat e para, por pastaj ndikoi lodhja”
15 September, 2023 @13:58
Trajneri i Vëllaznimit, Audrius Prakuraitis, ka bërë të ditur arsyet e humbjes së ekipit të tij në ndeshje ndaj Yllit mbrëmë, në kuadër të çerekfinales së Superkupës së Kosovës.
Lituanezi ka treguar që lojtarët e tij luftuan mjaft për kapacitetin dhe numrin e basketbollistëve në dispozicion për rotacion që kishin. Kjo në fund edhe ndikoi te rezultati tha ai.
“Vendime të gabuara. Dy-tre herë na ndodhi që të mos arrijmë të kalojmë në anën tjetërë të fushës duke harxhuar kohën! Rreth 25 minuta luftuam shumë mirë dhe isha i lumtur për djemtë që po garojnë fuqishëm. Gjithashtu ne nuk kemi mundësi rotacioni si kundërshtari dhe e kishim të vështirë të përballemi me kalimin e kohës. Por, në fund lodhja e bëri të veten.” ka thënë ndër të tjera Prakuraitis.
Vëllaznimi me këtë humbje u eliminua nga Superkupa e Kosovës, ndërsa tash e tutje do të nis përgatitjet për Superligë.