PAS 10 MINUTASH LOJË
Prizreni mbyll çerekun e parë me 5 pikë epërsi ndaj Pejës
14 September, 2023 @17:29
Posa ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes mes Pejës dhe Prizrenit, që luhet në kuadër të çerekfinales së Superkupës së Kosovës në basketboll, ndërsa ekipi i drejtuar nga Tuncay Bostanci ka fituar 10-minutëshin e parë të lojës, me 19-24.
Me 7 pikë, më i dalluari te Prizreni është Urim Zenelaj. Ndërsa te Peja me 6 pikë më i dalluari është Lis Shoshi.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.