FIKRET SHATRI, PAS NDESHJES
“Ende po ndërtojmë ekipin”
13 September, 2023 @21:42
Trajneri i Istogut, Fikret Shatri, ka pranuar se ekipi i tij nuk ka fuqi t’i vihet përballë Prishtinës, por ai ka thënë se zhgënjimi i tij është që ekipi s’ka treguar guxim karshi kundërshtarit.
“Ne ende nuk jemi ekip i ndërtuar plotësisht. Prishtina është e ndërtuar komplet. Ndërtimin ta mundëson buxheti. Ata totalisht mbizotëruan në trapez. Kemi mungesë qendre. Kemi shutuar, por ajo s’është çka synon trajneri,” ka thënë fillimisht Shatri.
Ndër të tjera ai ka shtuar se ka pritur më shumë mbështetje financiare nga Komuna e Istogut por edhe nga sponsorët.
“Ne ende nuk kemi marrë mbështetjen financiare që kemi pritur as nga Komuna as nga sponsorët. Presim dhe do të punojmë për më mirë,” ka thënë ndër të tjera ai.
Istogu për herë të parë në histori të veten është në Superligë të Kosovës dhe me këtë ka fituar të drejtën të paraqitet në përballjet e Superkupës. Si ekip i posaardhur në elitë, ka luajtur duelin e parë ndaj Prishtinës dhe është mposhtur për tu eliminuar nga gara.