Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC, PAS NDESHJES

“I lumtur për fitoren, duhet më shumë disiplinë në mbrojtje”

Foto: FBK

“I lumtur për fitoren, duhet më shumë disiplinë në mbrojtje”


14 September, 2023 @8:21

Trajneri i Trepçës, Adis Beciragic, e nisi me fitore aventurën e tij te ekipi mitrovicas, ndërsa xehetarët kaluan shumë lehtë Bashkimin në kuadër të çerekfinales së Superkupës.

Pas ndeshjes ai tregoi se loja e ekipit të tij në pjesë të parë ishte në rregull, por ka gjëra për tu përmirësuar pas lojës së ekipit që ka parë në pjesë të dytë.

KB Trepça

“Jam i lumtur që jam në Suharekë dhe gjithashtu i lumtur që fituam ndeshjen e parë. Pjesën e parë e luajtëm shumë mirë. Por në pjesë të dytë më duhet të them se do të doja të kisha shumë më shumë disiplinë në mbrojtje. Kemi gjëra shumë të rëndësishme për të përmirësuar, ndërsa na duhet edhe një i huaj për tu kompletuar si ekip,” ka thënë ndër të tjera Adis Beciragic, trajneri i Trepçës.

Trepça pas fitores ndaj Bashkimit në çerekfinale të Superkupës, do të ndeshet me Prishtinën në gjysmëfinale të turneut, ku do të kërkojë finalen! Mitrovicasit mposhtën Bashkimin me 30 pikë dallim, 102-72.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga