Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS PJESËS SË PARË

Trepça dominoi plotësisht pjesën e parë ndaj Bashkimit

Foto: FBK

Trepça dominoi plotësisht pjesën e parë ndaj Bashkimit


13 September, 2023 @21:23

Trepça është shumë afër të kalojë në gjysmëfinale të Superkupës, edhe pse vetëm pjesa e parë ka përfunduar në 13 qershori të Suharekës. Mitrovicasit kanë dominuar ndaj Bashkimit duke fituar çerekun e parë 35-20, ndërsa në të  dytën kanë shtuar epërsinë me 28-17 për të shkuar në pushim me rezultat 63-37.

Për Bashkimin, pas një ndërprerjeje për shkak të incidentit me tifozë, gjërat shkuan edhe më keq, kur trajneri i tyre Edin Kërveshi mori tekniken e dytë nga gjyqtari Xhelal Mumini, pasi tekniku prizrenas reagoi ashpër për një vendim.

Me këtë, nuk pritet që në pjesë të dytë Bashkimi të mund të rikthejë lojën, derisa Trepça është para konfirmimit zyrtar të arritjes në gjysmëfinale, ku do t’i dalë përballë Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga