Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KTHEHEN ME BILANC POZITIV

Peja mposhti edhe MZT-në

Foto: KBPeja/ fb

Peja mposhti edhe MZT-në


9 September, 2023 @9:55

Skuadra e Pejës ka mbyllur turneun disa-ditor në Maqedoninë e Veriut, duke e mposhtur mbrëmë MZT-në e Shkupit me rezultat 94-109. Verdhezinjtë kështu pas triumfit ndaj Fenixit dhe humbjes nga TFT-ja, kanë dalë me bilanc pozitiv nga këto ndeshje përgatitore, duke regjistruar dy fitore e një humbje.

KB Peja ka bërë të ditur se me këto ndeshje stafi i trajnerëve ka të qartë gjithçka para fillimit të Superkupës së Kosovës që nis më 13 shtator. Peja do të synojë trofeun e parë që luhet para nisjes së edicionit të ri të garave të Superligës.

“Nga tre ndeshje te luajtura, kthehemi me rezultat pozitiv duke fituar ne dy ndeshje, kunder Feniks dhe MZT dhe duke humbur nje kunder TFT. Gjate ketyre ndeshjeve stafi i trajnereve provuan gjithe lojtaret dhe tashme jemi gati per Superkupen e cila fillon javen tjeter, me saktesisht me 13 Shtator.” — ka shkruar KB Peja në njoftim.

KB Peja u bë kampione në stinorin e kaluar pas një dekadë pritjeje. Verdhezinjtë dëshirojnë që këtë stinor ta mbrojnë titullin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga