Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LANDOLT COUPE 2023

Prishtina kthehet pa fitore nga Landolt Coupe 2023

Prishtina kthehet pa fitore nga Landolt Coupe 2023


9 September, 2023 @15:39

Është mbyllur aventura verore zvicerane për Prishtinën. Bardhekaltërit janë mposhtur në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Zvicër ndaj ekipeve të forta kundërshtare, ndërsa kanë dalë nga turneu si ekipi i fundit i renditur me humbjen e sotme në ndeshje ndaj Donar Groningenit.

Prishtina u mposht nga ekipi holandez sot 69-91 në ndeshjen e vlefshme për pozitat 5-6, duke mbyllur kështu turneun në vend të fundit. Më parë, në kuadër të fazës grupore të garës, Prishtina ishte mposhtur nga ekipi zviceran Fribourg 76-100, ndërsa në përballjen tjetër pësuan disfatë nga ekipi belg, Antwerp 89-78.

REZULTATET E PRISHTINËS NË LANDOLT COUPE 2023:

Prishtina 76-100 Fribourg
Antëerp 89-78 Prishtina
Prishtina 69-91 Groningen.
-—
Ndeshjet e Prishtinës:

 

 

-—
Në turneun Landolt Cup 2023 për vend të parë do të luajnë Fribourg Olympic me Telekom Basket Bonn, për vend të tretë luajnë Scafati - Antwerp.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga