Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Jalon Andrews - amerikani i ri i Vëllaznimit

Jalon Andrews - amerikani i ri i Vëllaznimit


6 September, 2023 @0:19

As Vëllaznimi nuk po rri qetë sa i përket lojtarëve të huaj dhe tashmë kuqezinjtë e Gjakovës kanë publikuar njoftimin duke zyrtarizuar edhe lojtarin e ri në ekip për edicionin e ri të garave në basketbollin e Kosovës.

Jalon Andrews është i huaji i ri i skuadrës, ndërsa 23-vjeçari luan në pozitën e alo-qendrës. Ai është i gjatë 203-centimetra ndërsa më parë nuk ka luajtu në Evropë.

Pos njoftimit për lojtarin, gjakovarët kanë bërë të ditur edhe për synimin e klubit për stinorin 2023/24 në Superligë - pjesa e epërme e tabelës!

“KB Vëllaznimi vazhdon të punojë për të konsoliduar sa më shumë rosterin para fillimit të edicionit 2023/2024 të garave dhe përforcimi i radhës është Jalon Andrews nga SHBA.
Andrews është lojtar i pozicioneve 4 dhe 5, i gjatë 203cm.

23 vjeçari dallohet për shkathtësinë e tij për të luajtur një lojë moderne të hapur, pra i përshtatshëm për sisteme të zgjerimit dhe hapjes së fushës e këtë e dëshmon përqindja e tij për tri pikë 38% në Kentucky State University.
Gjatë periudhës së tij në Kentucky pati mesatare prej 11.7 kërcimesh dhe 7.4 asistimesh e të gjitha atributet e lartpërmendura vetëm sa kompletojnë ekipin sipas kërkesave të stafit tonë teknik.

KB Vëllaznimi siguron tifozët se puna për forcimin e skuadrës po vazhdon dhe se paraqitjet do të jenë sa dinjitoze, aq edhe të rëndësishme për të arritur synimet tona këtë sezon të cilat edhe janë të qarta – pjesa e epërme e tabelës.” - ka shkruar KB Vëllaznimi në njoftimin e botuar për lojtarin në fjalë, duke dhënë edhe mesazh për tifozërinë dhe synimet e ekipit për edicionin 23/24 të garave.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga