Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça e kompletuar në stërvitje, përgatitet për sezonin e ri

Fotot: KBTrepça/ fb

Trepça e kompletuar në stërvitje, përgatitet për sezonin e ri


31 August, 2023 @23:18

Fituesja e Kupës së Kosovës dhe nënkampionja aktuale e Kosovës, Trepça ka nisur përgatitjet për stinorin e ri të garave në basketboll. Ekipi mitrovicas që në stinorin e kaluar ka qenë më i ndjekuri nga të gjitha ekipet tjera të elitës në palestrën e vetë, ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të garave nën drejtimin e trajnerit të ri të tyre, Adis Beciragic.

Sonte, Trepça ka bërë të ditur se Beciragic ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët dhe ka zhvilluar stërvitjet me ekipin, ndërsa është shprehur të jetë e gatshme edhe për një stinor me dashuri dhe emocione basketbollistike.

KB Trepça

“Gati edhe për një sezon me plotë dashni dhe emocione.
Të kompletuar në shtabin tekinik dhe rosterin e lojtarëve sot ekipi ynë ka vazhduar punën në fazën përgatitore. Kryetrajneri, Adis Beqiragiç dhe stafi i tijë kanë pas në dispozicion të gjithë lojtarët.”
- ka shkruar njoftimi i KB Trepça, botuar sonte.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga