Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Ylli zyrtarizon amerikanin Jalen Nesbitt

Ylli zyrtarizon amerikanin Jalen Nesbitt


1 September, 2023 @11:52

Basketbollisti amerikan, Jalen Nesbitt, është lojtar i ri i Yllit. Ish-kampioni i Kosovës ka publikuar njoftimin për arritjen e marrëveshjes me shuterin 198 centimetra të gjatë që ka bërë karrierë basketbollistike në disa shtete.

Nesbitt së fundi ka qenë në ligë të Spanjës, ku në LEB-Gold ka luajtur për ekipin Castello, ndërsa ka pasur mesatare prej 8.4 pikëve në 23.9 minuta mesatarisht të kaluara në parket. I njëjti ka regjistruar 1.8 asistime mesatarisht ndërsa ka bërë 5 kërcime për ndeshje.

“Mire se vjen Jalen Nesbitt
Jalen luan ne pozitat 2/3, ai dy vitet e fundit ishte pjese e ekipeve Spanjolle 21-22 Almansa, 22-23 TAU Castello, ai luajti ne Danimarke dhe Slovaki ku ishte edhe MVP i liges.”
- ka shkruar njoftimi i KB Ylli sot.

Jalen Nesbitt

Përndryshe, Nesbitt 30-vjeç, bëhet i huaji i parë i zyrtarizuar te Ylli këtë stinor që do të drejtohet nga greku Kostas Flevarakis. Deri tash suharekasit kanë vazhduar kontratat me lojtarët bazë të ekipit, ndërsa janë përforcuar me vendorë nga ekipet e huaja.

Ylli këtë stinor ka zyrtarizuar vazhdimet me Gëzim Morina, Drilon Shala, Valon Bunjaku, Henrik Sirko. Ka shtuar në ekip Etnik Pecin, Arbër Berishën, Besnik Bekteshin, Rrezart Memeidn dhe Artin Gashin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga