Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

KB Peja prezanton 12-shen për stinorin 23/24

KB Peja prezanton 12-shen për stinorin 23/24


5 September, 2023 @23:54

Kampionja e Kosovës, KB Peja, që po bën përgatitjet aktualisht në Maqedoninë Veriore në miqësore me ekipet e atjeshme, përmes një njoftimi sonte ka bërë të ditur 12-shen e lojtarëve që do të luftojnë për të mbrojtur titullin kampion të Kosovës.

Në një njoftim të shkurtë, përcjellur me fotografi, verdhezinjtë kanë publikuar edhe numrat e fanellave të lojtarëve që trajneri Rami Hadar do t’i ketë në dispozicion, ndërsa zyrtarisht do të shihen në përballjet e Superkupës së Kosovës që luhet në mes të këtij muaji.

0. Chandler III
2. Armstead
4. Cook Jr.
10. Qallaku
11. Berisha A.
12. Shoshi
14. Beck
15 Calloway
19. Edler
22. Ismaili
23. Sheqiri
30. Ahmeti.

Peja në stinorin e kaluar duke e mposhtur Trepçëm në një finale të paharrueshme playoffi 2-3 me lojë, ka arritur të fitojë titullin e parë kampion pas një dekade.

Këtë stinor, shqiponjat e Karagaçit do të kërkojnë të përsërisin këtë sukses.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga