Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Jeremy Ireland - përforcimi i KB Prizreni, që kompleton ekipin

Jeremy Ireland - përforcimi i KB Prizreni, që kompleton ekipin


5 September, 2023 @14:49

Basketbollisti amerikan Jeremy Ireland është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i KB Prizrenit, ndërsa sipas njoftimi të klubit, me këtë rosteri i ekipit është mbyllur para ndeshjeve të Superkupës së Kosovës.

Ireland përndryshe është 201 centimetra i gjatë, ndërsa luan në pozitën e alos. Ai është 27 vjeçar ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit Guaymas në Meksiko, ku ka pasur mesatare prej 25.1 minutash për ndeshje, 11 pikë për ndeshje 0.9 asistime dhe 3.6 kërcime.

KB Prizreni këtë stinor do të drejtohet nga turku Tuncay Bostanci, ndërsa skuadra ka mbajtur lojtarët kryesorë vendorë në ekip, duke shtuar edhe të huajt si Dazon Ingram, Isaiah Kelly, Ivan Koljevic dhe Ryan Hughes.

Superkupa e Kosovës do të zhvillohet prej 13 deri më 17 shtator. FBK ka shpallë konkurs për terrenin organizator të garës, ndërsa ky konkurs është i hapur deri nesër.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga