Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Bashkimi shton edhe një të huaj në skuadër

Bashkimi shton edhe një të huaj në skuadër


4 September, 2023 @21:23

Ekipi i Bashkimit që është mposhtur së fundi në një miqësore ndaj Vëllaznimit, ka bërë të ditur para pak çastesh se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Grant Lozoya.

Portokallezinjtë kështu kanë shtuar edhe një të huaj në skuadër, me që po e kompletojnë ekipin para fillimit të stinorit në muajin e ardhshëm. Prizrenasit presin që Lozoya që ka luajtur në Spanjë, të bëj dallimin në ekip.

Grant Lozoya

“Klubit tonë i shtohet kualitet me lojtarin Amerikan Grant Lozoya. Lojtari në fjalë ka zhvilluar karrierë në divizionin e dytë të ligës Spanjolle tek skuadra CB L’Hospitalet me të cilën kishte mesatare prej 17.9 pikëve, 3.2 kërcime dhe 1.6 asiste në 18 ndeshje të zhivlluara.” — ka shkruar KB Bashkimi në njoftim.

Lozoya 28-vjeç është 190-centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e organizatorit. Ai dallohet për përqindjen e lartë për tri pikë, ku te L’Hospitalet ka pasur mesatare prej 42.9% të saktësisë për tre pikë.

Më parë, pos lojtarëve vendorë, Bashkimi ka zyrtarizuar edhe të huajtë Jeremy Harris dhe Buzz Anthony. Ekipi këtë stinor do të drejtohet nga trajneri me përvojë prej Prizrenit, Edin Kërveshi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga