Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Peja mposhtet ngushtë nga TFT në Shkup

Peja mposhtet ngushtë nga TFT në Shkup


6 September, 2023 @20:19

Kampionja e Kosovës në basketboll, pas fitores së shënuar ndaj Fenixit ditë më parë, është mposhtur sonte nga skuadra verimaqedonase TFT. Ekipi vendas ka fituar ndeshjen falë dallimit të bërë në çerekun e tretë, 24-19, për të fituar duelin me 3 pikë më shumë, 84-81.

Peja ka qenë për një vijë më e mirë në pjesë të parë, 39-42, por dallimi i bërë në çerekun e tretë, ka mundësuar që TFT të fitojë ndeshjen pasi edhe ai i fundit doli me rezultat minimal në të mirë të tyre, 21-20.

Performancat individuale të lojtarëve

Më i dalluari te Peja në këtë ndeshje ka qenë Tervell Beck që ka dhënë 18 pikë e ka bërë 5 kërcime, ndërsa me 16 të tjera është dalluar John Chandler. Dymbëdhjetë pikë tjera i ka shënuar Jacob Calloway, që ka bërë edhe 4 asistime e 5 kërcime, derisa lojtarët tjerë nuk kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore.

Nga forcat vendore të Pejës më së shumti pikë kanë shënuar Meriton Ismaili dhe Arian Çallakaj, nga 8 secili, ndërsa Lis Shoshi ka bërë 12 kërcime derisa shënoi vetëm 2 pikë.

Pos dy dueleve të zhvilluara, Peja ka në program edhe një ndeshje miqësore, ndaj MZT-së.



i:

https://fibalivestats.dcd.shared.geniussports.com/u/MSL/2310288/bs.html#ASFSK

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga